Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë

15:15 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Japonia ka hyrë në vitin 2019 me pasaportën më të fuqishme në botë, sipas një renditjeje të re botërore.

Shtetasit japonezë mund të vizitojnë 190 vende në botë pa viza, transmeton portali arbresh.info.

Pasaportat e Singaporit dhe Koresë Jugore janë në vendin e dytë me nga 189 vende.

Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të kanë rënë në renditje nga pozita e pestë sa ishin më 2018 në atë të gjashtën me 185 vende që mund të vizitojnë pa viza.

Renditja është prodhuar nga Henley Passport Index, i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Analizon numrin e vendeve që një mbajtës i pasaportave mund të hyjë pa viza ose në bazë të vizës në mbërritje.

Pasaportat gjermane dhe franceze mbeten në vendin e tretë edhe këtë vit ku mund të vizitojnë pa viza 188 shtete.

Në vendin e katërt janë pasaportat e Danimarkës, Finlandës, Italisë dhe Suedisë në 187 vende, pasuar nga Luksemburgu dhe Spanja në 186 vende./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme