Japonia goditet nga stuhia më e madhe në dekada

15:02 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra në formë tornadoje po shkatërrojnë pjesë të mëdha të Japonisë.

Kjo pasi që ky vend është duke u goditur nga stuhia më e keqe në 60 vjet, transmeton portali arbresh.info.

Syri i tajfunit Hagibis ateroi pak para orës 19:00, sipas kohës lokale në Gadishullin Izu, jugperëndim të Tokios.

Tani stuhia është duke lëvizur në bregun lindor, me erëra deri në 225 km/h.

Më shumë se shtatë milionë njerëz janë nxitur të lënë shtëpitë e tyre mes paralajmërimeve të mëdha nga përmbytja dhe rrëshqitja e dheut.

Shërbimet e trenave janë ndalur dhe më shumë se një mijë fluturime janë ulur.

Deri tani raportohet për një viktimë në Chiba, lindje të Tokios, pasi që erërat e forta e rrotulluan makinën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme