Google ADS

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

21:53 | 7 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një termet i fuqishëm ka goditur ishullin Bonin në Japoni.

Sizmologët kanë theksuar se tërmeti me magnitudë prej 6.1 shkallës ka goditur vendin në orën 02:27 sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti nuk përbën rrezik për tsunami.

Në mars të vitit 2011, Japonia është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 9.0 shkallës, duke shkaktuar edhe tsunami vdekjeprurës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme