Kryeministri japonez, Yoshihide Suga ka emëruar ministrin rajonal të rivitalizimit të premten si Ministër të përkohshëm të Vetmisë për të adresuar çështjen e vetmisë dhe izolimit, që po bëhet mjaft serioze gjatë pandemisë.
Kjo vije disa ditë pas një raporti që tregon rritje të vetëvrasjeve gjatë vitit 2020 duke pasuar një dekadë të rënies, me rritje të numrit të femrave dhe të rinjve që kryejnë vetëvrasje.
Sipas të dhënave, shkalla e vetëvrasjeve të femrave u rrit për 14.5%, me numrin total që ka arritur 6,976, më i madhi në pesë vitet e fundit, përderisa vetëvrasjet e meshkujve u zvogëluan për 1%, me 13,943 raste, raporton CGTN, transmeton arbresh.info.
“Femrat janë duke vuajtur nga izolimi më shumë (se meshkujt), dhe numri i vetëvrasjeve është trend në rritje. Shpresoj se do të identifikoni problemin dhe të promovoni masat politike në mënyrë gjithëpërfshirëse,” Suga i tha Sakamotos në një takim.
Sakamoto planifikon të mbajë një forum emergjent në shkurt për të dëgjuar ekspertët dhe diskutuar masat mbështetëse “për të parandaluar vetminë sociale dhe izolimin, dhe për të mbrojtur marrëdhëniet mes njerëzve.”
Hulumtuesit thonë që femrat në Japoni priren të punojnë në sektor të shërbimeve dhe shitjes me pakicë, kështu që ato janë më të ndjeshme ndaj humbjes së punës gjatë pandemisë. Përveç kësaj, ato zakonisht bartin më shumë peshë rreth punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Pandemia i detyroi të kalojnë më shumë kohë në shtëpi, kështu që gjendja e tyre është përkeqësuar më tej.
Shkalla e vetëvrasjeve kishte qenë në trend të uljes në gjysmën e parë të vitit 2020, por nga korriku e më tutje numrat filluan të rriteshin pas ndikimit të shpërthimit të coronavirusit.
Tetori ishte muaji më i keq pasi vetëvrasjet arritën në 2,153 për totalin mujor më të lartë për më shumë se pesë vite. Numri i vetëvrasjeve nga femrat, 851, u rrit 82.6% krahasuar me muajin e njëjtë në vitin 2019.
Si një përgjigje e menjëhershme ndaj të dhënave, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies u tha gazetarëve se përveç mbështetjes së ekonomisë dhe jetës, qeveria japoneze “do të zgjeroj shërbimet e konsultimit dhe do të prezantoj mbështetëse për njerëzit në nevojë.”
Për shumë vite në Japoni, marrja e ndihmës psikologjike është stigmatizuar, por kur vetëvrasjet arritën kulmin prej 34,427 në vitin 2003, politikë-bërësit e alarmuar hartuan një program gjithëpërfshirës parandalimi që filloi në vitin 2007.
Përmes një kombinimi të përpjekjeve të qeverisë dhe korporatave që përfshinin identifikimin e grupeve në rrezik dhe duke bërë më të lehtë marrjen e këshillave, vetëvrasjet ishin ulur në pak më shumë se 20,000 në vitin 2019, para se të godiste coronavirusi.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...