Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka deklaruar se të gjitha vendet e botës duhet të bashkohen në zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, në mënyrë që vendi komunist të braktisë programet e saj bërthamore dhe raketore.
“Tani nuk është koha për dialog. Tani është koha që të ushtrohet presion”, tha Abe në një mbledhje investitorësh në bursën e Nju Jorkut përpara takimit të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, transmeton portali arbresh.info
Në fjalimin e djeshëm, Presidenti Trump ka paralajmëruar Korenë Veriore se do ta ‘shkatërrojë tërësisht’ nëse do të kërcënoheshin SHBA-të.
Në të kundërt, Rusia dhe Kina në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje për zgjidhje përmes dialogut.
“Ne nuk mund të jemi të kënaqur vetëm me miratimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore”, tha Abe.
“Ajo që është vendimtare është vendoja në punë e sanksioneve dhe kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë me Kinën dhe Rusinë”, shtoi ai.
Japonia dje ka vendour një sistem mbrojës anti-raketor në ishullin e Hokkaidos, pasi vendi u kërcënua nga testimi i raketave nga ana e Koresë Veriore./arbresh.info/
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...