Shefi i Yakuza-s është dënuar me vdekje në Japoni, duke u bërë kështu rasti i parë i dënimit me vdekje në Japoni për një grup të madh kriminal.
Ai është dënuar pasi organizata e tij kriminale vrau dhe sulmoi shumë qytetarë, transmeton portal arbresh.info
Satoru Nomura, 74 vjeç, i tha gjykatëses së Gjykatës së Rrethit Fukuoka, në Japoninë perëndimore, të martën: “Unë kërkova një vendim të drejtë … Do të pendoheni për këtë gjatë gjithë jetës tuaj”.
Kjo është hera e parë që një anëtar i lartë i grupit kriminal Yakuza dënohet me vdekje.
Nomura, kreu i sindikatës së krimit ‘Kudo-kai’ në jugperëndim të Japonisë, mohoi akuzat se ai kishte organizuar sulmet e dhunshme. Kudo-kai shpesh përshkruhet si banda “më e dhunshme” e yakuza në Japoni.
Sipas transmetuesit japonez NHK, nuk kishte prova të drejtpërdrejta që Nomura kishte urdhëruar sulmet.
Sidoqoftë, në dhënien e dënimit, gjykatësi tha se banda vepronte sipas rregullave aq të rrepta saqë ishte e paimagjinueshme që sulmet të mund të kryheshin pa autorizimin e udhëheqësit të saj.
Gjyqi është zhvilluar rreth sulmeve të kryera nga anëtarët e Kudo-kai mes viteve 1998 – 2014.
Avokatët e mbrojtjes për Nomura planifikojnë të apelojnë vendimin, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo. Numri dy i Nomura, Fumio Tanoue, u burgos me burg të përjetshëm të martën, tha gjykata.
Klani mafioz Yakuza në Japoni është toleruar për një kohë të gjatë, si një e keqe e domosdoshme.
Megjithatë, gjatë viteve të fundit, rregulloret e ashpëra të bandës, dobesimi i tolerancës sociale dhe ekonomia e dobët kanë rezultuar në rënie të vazhdueshme të anëtarësisë në grupin Yakuza.
Nomura u shpall fajtore për urdhërimin e vrasjes fatale të një ish-shefi të një kooperativë peshkimi në vitin 1998, i cili ushtroi ndikim në projektet e ndërtimit të porteve, thanë mediat kryesore.
Ai ishte gjithashtu pas një sulmi që u krye në vitin 2013 ndaj një infermiere në një klinikë ku Nomura po kërkonte trajtim.
Sipas mediave japoneze, Nomura gjithashtu qëndronte pas sulmit të një polici në vitin 2012. Zyrtari mbijetoi plagëve të rënda në bel dhe këmbë.
Grupi criminal Yakuza u rrit në Japoni nga kaosi i pasluftës, ku fitoi shumë miliarda dollarë, duke u përfshirë kështu në botën e drogës dhe prostitucionit.
Ndryshe nga mafia italiane ose treshet kineze, yakuza ka zënë prej kohësh një zonë gri në shoqërinë japoneze – ato nuk janë të paligjshme, dhe secili grup ka selinë e vet në sy të plotë të policisë.
Me më shumë se 100 të dënuar me vdekje, Japonia është një nga pak vendet e zhvilluara që mban dënimin me vdekje./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...