Japonia synon të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, për të rritur presionin mbi Korenë e Veriut mes një nisjeje të re të raketave, tha kryeministri japonez Shinzo Abe.
Koreja Veriore ka lëshuar sot një raketë të re ndërkontinentale e cila është ndaluar në ujrat e Japonisë, duke rritur kështu tensionet me SHBA-të, transmeton portali arbresh.info
Pentagoni dhe ushtria e Koresë Jugore kanë konfirmuar se raketa e testuar ishte ndërkontinentale.
“ Ne dënojmë ashpër veprimet e fundit të Koresë Veriore. Në synojmë të bashkëpunojmë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë për të rritur presionin ndaj Koresë së Veriut”, ka thënë para gazetarëve kryeministri japonez Shinzo Abe./Arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele