Japonia ka arritur të sigurojë 144 milionë vaksina kundër koronavirusit, por nuk mund t’i përdorë ato sepse nuk i ka shiringat e duhur për të përdorur dozat e mjaftueshme të vaksinës.
Kjo mund të prishë programin e vaksinimit dhe miliona japonezë mund të mbesin pa u vaksinuar për shkak të këtij problemi, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Norishi Tamuri, shiringat standarde të përdorura në Japoni nuk mund të nxjerrin gjashtë doza nga secila shishe e prodhuesit amerikan.
Mungesa e shiringave të tilla, do të thotë që atom und të përdoren vetëm me shiringa që kanë qafën e ngushtë, nga të cilat mund të dalin pesë doza, që nuk janë të mjaftueshme për vaksinimin e 60 milionë njerëzve.
Përveç Japonisë, probleme të ngjashme janë raportuar nga disa vende të Bashkimit Europian, që do të thotë se problemi do të jetë sigurimi i dozave shtesë të vaksinave.
Japonia deri më tani ka siguruar doza të vaksinimit për 157 milion qytetarë./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...