Ministrja japoneze e Drejtësisë kërkoi falje publike për dështimin e autoriteteve në gjetjen e një të burgosuri që u arratis nga burgu 9 ditë më parë.
Tatsuma Hirao, 27 vjeç, dyshohet se gjatë arratisë ka vjedhur një makinë, një telefon celular dhe një palë çorape. Nuk bëhet fjalë për një mendje kriminale, apo ndonjë terrorist të rrezikshëm, por një hajdut që ishte dënuar me 5 vite e gjysmë heqje lirie, e që dënimin po e vuante në një burg të sigurisë së ulët në ishullin e vogël, Mukaishima.
Kjo nuk do të thotë që autoritetet nuk janë angazhuar, pasi 6.600 oficerë policie po zhvillojnë një “gjueti” masive në ishullin me 20 mijë banorë. Një angazhim kaq i madh policor për Hiraon duket disi i ekzagjeruar, por mediet thonë se autoritetet e konsiderojnë të papranueshme që nuk po gjendet ende.
Vështirësia kryesore qëndon në faktin se në ishull ka mbi 1.000 shtëpi pushimesh, që tani janë bosh, por që policia nuk mund t’i kontrollojë pa mandat. Autoritetet thanë se pronari i një makine të zhdukur, që dyshohet që është vjedhur nga i shumëkërkuari, gjeti një shënim në shtëpi ku shkruhej: Po ta marr makinën borxh, por të betohem që nuk do ta dëmtoj!
Arratia ka bërë kaq bujë mediatike saqë ministrja e Drejtësisë, Yoko Kamikaua iu kërkoi falje publike banorëve të ishullit Mukaishima, jo vetëm për të burgosurin që s’po gjendet, por edhe për telashet që operacioni masiv iu ka shkaktuar atyre./tch/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...