Japoni, ndalohet alkooli për ushtarët amerikanë

21:32 | 20 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria amerikane ka ndaluar që trupat e saj të vendosura në Japoni të konsumojnë alkool.

Ky vendim është marrë pas një aksidenti vdekjeprurës në ishullin e Okinavës, ku një nga ushtarët amerikanë po i ipte makinës në gjendje të dehur, transmeton portali arbresh.info

Përpos ndalimit të alkoolit, ushtarëve u është ndaluar që të dalin edhe nga baza dhe nga rezidenca e tyre.

Trupat amerikane ushtarake në Japoni janë vendosur në Okinava, megjithatë banorët nuk është se ndjehen rehat nga prania e tyre.

Prania e ushtrisë amerikane në Japoni vjen si rezultat i alencës amerikano-japoneze.

Në vitin 2016 mijëra njerëz protestuan kundër pranisë së trupave amerikane në vend, pasi banorët ishin zemëruar me praninë e ushtrisë për shkak të një ngjarje tronditëse të vitit 1995, ku një 12-vjeçarje pretendohet se është përdhunuar nga një ushtar amerikan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme