Mjekët në Japoni kanë paralajëmruar se mjekësia në vend mund të ‘shëmbet’, nëse numri i të prekurve me koronavirus rritet.
Dhomat e urgjencës nuk kanë qenë në gjendje të trajtojnë disa pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të barrës shtesë të shkaktuar nga virusi, thonë zyrtarët, transmeton portal arbresh.info
Japonia, e cila në fillim dukej se e kishte nën kontrollë situatën, vetëm në këtë janë ka pasur rreth 10 mijë raste.
Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 dhe Tokio mbete zona më e prekur.
Grupe mjekësh janë duke ndihmuar spitalet me testimin e mundshëm të pacientëve me koronavirus, në që të lehtësojnë një pjesë të presionit mbi sistemin shëndetësor, thonë zyrtarët.
“Kjo është për të parandaluar shembjen e sistemit shëndetësor”, Konoshin Tamura, nënkryetari i një shoqate të mjekëve, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ai ka shtuar se ndihmat duhet të zgjasin, përndryshe spitalet do të pësojnë tronditje./arbresh.info/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore