Policia e Japonisë ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie në qytetin Osaka, ku pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësit e ekonomive kryesore në botë sot filluan të mbërrijnë në Japoni në Samitin G20, i cili paraqet platformën kryesore të bashkëpunimit ekonomik global.
Për mbarëvajtjen e samitit dy-ditor, policia japoneze në Osaka ka ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë. Përveç udhëheqësve të ekonomive botërore, në samit pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë të ftuar ndërsa për sigurinë janë angazhuar 32 mijë policë.
Një numër i madh i efektivëve të policisë mund të vërehen veçanërisht përreth qendrës së kongresit INTEX në Osaka, ku do të mbahet samiti.
Siç raporton gazetari i AA-së, për shkak të mbajtjes së samitit, të paktën 700 shkolla në Osaka pezulluan mësimin për dy ditë. Kontejnerët dhe vendet e deponimit të mbeturinave në stacionet hekurudhore do të mbyllen për dy ditët e ardhshme.
Policia ndaloi përdorimin e dronëve gjatë samitit dhe policët zhytës japonezë në 24 orë do të kujdesen për sigurinë e “Osaka Tower”, ku do të mbahet pritja për mysafirët e Samitit.
Masat e sigurisë janë gjithashtu të pranishme edhe në aeroportin Kansai të Osaka-s dhe në të gjithë qytetin gjithashtu mund të shihen barriera hekuri rreth parkimit të qytetit.
Gjatë Samitit, pritet të organizohen protesta nga aktivistët e të drejtave të njeriut, aktivistët e mjedisit dhe grupeve kundër luftës. Siç është paralajmëruar, policia pret që mund të vijë deri tek tubimi i grupit të udhëhequr nga nacionalistët japonezë, të cilët kërkojnë që trupat amerikane të largohen nga ishulli Okinawa.
Ekziston mundësia që protestat nga Hong Kongu rreth projektligjit për ekstradim të transferohen në Osaka.
Zyrtarët japonezë kanë paralajmëruar qytetarët që “sa të jetë e mundur të qëndrojnë larg nga qendra e qytetit”, dhe në vend të automjeteve private të përdorin transportin publik.
Vendet e G20 përfaqësojnë 85 për qind të ekonomisë botërore, 75 për qind të tregtisë botërore dhe përfshijnë dy të tretat e popullsisë së botës.
Si vend që kryeson me G20, Japonia ka përgatitur një program në të cilin ata theksuan temat e mëposhtme: rritja ekonomike, infrastruktura cilësore, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi, punësimi, ekonomia digjitale, shëndetësia dhe bujqësia. Programi G-20 për vitin 2019 përfshinte temat “Efiçienca e resurseve” dhe “mbetjet plastike detare”.
Është planifikuar që në samitin e këtij viti fokusi të jetë në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Samiti i G-20 është një forum i qeverive dhe bankave qendrore të 20 ekonomive kryesore në botë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe 19 vende – Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?