Shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi u nderua me çmimin Nobel të mjekësisë për punën e tij në autofagji, shkenca e cila merret me studimin e procesit të degradimit të qelizave dhe riciklimit të elementëve të tyre përbërës.
“Zbulimet e tij i hapën rrugën kuptimit të rëndësisë themelore të autofagjisë në shumë procese fiziologjike, si përshtatja e trupit ndaj urisë ose reagimi i tij ndaj infeksioneve,” tha përmes një deklarate Asambleja e Çmimit Nobel, në Institutin Karolinska të Suedisë për dhënien e çmimit me vlerë 930 mijë dollarë.
71 vjeçari Ohsumi është profesor në Institutin Teknologjik të Tokios.
“Autofagjia ka qenë e njohur për më shumë se 50 vjet”, tha Instituti Karolinska, “por rëndësia e saj themelore në fiziologji dhe mjekësi u bë e njohur vetëm pas studimeve të rëndësishme të Yoshinori Ohsumit në vitet 1990”.
“Falë zotit Ohsumi dhe të tjerëve që ndoqën hapat e tij, ne tani e dimë se autofagjia kontrollon funksionet e rëndësishme fiziologjike, ku komponentët qelizorë duhet të degradohen dhe të riciklohen”, thuhet në deklaratën e Institutit Karolinska, njofton VoA.
Çmimi për fiziologji ose mjekësi është i pari nga çmimet Nobel që jepen çdo vit.
Çmimet për fizikë, kimi, paqe, ekonomi dhe letërsi do të shpallen këtë javë dhe në javën e ardhshme.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...