Japonezët zbulojnë specie të re në gojën e peshkaqenit

12:27 | 28 Tetor 2019
L G

Goja e një peshkaqeni mund të mos duhet si mjedisi më mikpritës për banim, por hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se ajo është shumë e përshtatshme për një specie të re.

Krijesat e vogla, të emërtuara “podocerus jinbe”, i takojnë disa llojeve të familjes Gamaridea, të cilat dallohen për aftësinë e tyre që të jetojnë në mjedise të llojllojshme, duke nisur nga malet e larta deri te thellësia e detit.

Sidoqoftë, udhëheqësi i punës kërkimore, Ko Tomikawa, profesor në Universitetin e Hiroshimës, tha se ai është i befasuar që i gjeti këto krijesa në gojën e peshkaqenit.

“Kjo krijesë, e cila zakonisht është e gjatë 3 deri 5 milimetra, është e mahnitshme, sepse ajo mund të jetojë në shumë lloje të mjedisit”, tha ky shkencëtar. “Por nuk prita që do të gjenim krijesa të tilla në gojën e një peshkaqeni”, shtoi ai.

Japonezi tregoi se krijesa e zbuluar ka trup me ngjyrë kafe dhe këmbë me qime, të cilat u ndihmojnë për të kapur ushqim.

Sipas tij, goja e peshkaqenit mund t’i ketë disa kushte të përshtatshme për mikroorganizmin e zbuluar, sepse aty qarkullon vazhdimisht uji i freskët i detit, i pasur me oksigjen, si dhe lloje të ndryshme të ushqimit, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme