Një autokolonë me trupin e ish-kryeministrit Shinzo Abe mbërriti në kryeqytetin japonez të shtunën, ndërsa policia në qytetin perëndimor të Naras, ku ai u vra, tha se kishte pasur dështime në masat e sigurisë.
Qytetarët jaëponezë u mblodhën në rezidencën e tij dhe në skenën e sulmit të së premtes në Nara, ku udhëheqësi modern me jetëgjatësinë më të madhe politike i Japonisë u qëllua për vdekje ndërsa mbante një fjalim fushate. Tokioja e quajti vrasjen një sulm ndaj vetë demokracisë.
Policia arrestoi një 41-vjeçar menjëherë pasi zoti Abe u qëllua nga afër dhe tha se i dyshuari kishte përdorur një armë të bërë vetë. Forca e policisë lokale tha të shtunën se masat e sigurisë kishin dështuar.
“Nuk mund ta mohojmë se kishte probleme me planin e sigurisë duke pasur parasysh se çfarë ndodhi,” tha shefi i policisë së Naras, Tomoaki Onizuka në një konferencë shtypi, duke shtuar se policia do të analizojë me hollësi se çfarë ndodhi.
Kryeministri Fumio Kishida u kthye urgjent në Tokio të premten pas vrasjes.
Në Nara, rreth 450 km në jugperëndim të Tokios, një numër i madh njerëzish u vunë në radhë për të vendosur lule pranë një fotografie të zotit Abe.
Varrimi i tij do të bëhet të martën,
Media japoneze njoftuan, duke cituar burime policore, se i dyshuari, Tetsuya Yamagami, i kishte thënë policisë se besonte se zoti Abe ishte i lidhur me një grup fetar që ai fajësoi për shkatërrimin financiar të nënës së tij. Policia nuk e ka identifikuar grupin./VOA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...