Janë dhuruar 2 miliardë dollarë si ndihma humanitare për Jamenin

21:25 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Janë dhuruar 2 miliardë dollarë si ndihma humanitare për Jamenin

Në një event të organizuar nga OKB janë mbledhur 2 miliardë dollarë si ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga uria dhe sëmundjet, transmeton arbresh.info.

Shefi I OKB-së Antonio Guterres ka falënderuar donatorët pak çaste pasi ministri i jashtëm i Jamenit kishte kërkuar fillimin e bisedimeve për paqe që ka filluar që tri vite.

Një konferencë të tillë, vitin e kaluar ishin mbledhur rreth 1 miliardë dollarë për viktimat e luftës në Jamen.

Sipas shefit të OKB mbështetja e OKB-së për njerëzit në nevojë nuk do të ndalojë kurrë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme