Google ADS

“Jam mysliman dhe mbështes ISIS-in”

11:48 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Emigranti uzbek që dyshohet të ketë vrarë katër persona në sulmin terrorist të javës së kaluar në Stokholm, i ka thënë policisë që veprimi i tij ishte hakmarrje për bombardimet në Siri.

Rakhmat Akilov, 39 vjeçar ka pranuar krimin kur u paraqit para gjykatës në kryeqytetin suedez, transmeton portali arbresh.info.

Ai u kishte thënë burimeve policore që : “Unë jam mysliman dhe mbështes ISIS-in”.

Urdhrin ai e kishte marrë drejtpërdrejt nga grupi terrorist në Siri, zbulon gazeta Aftonbladet.

“Bombardimi në Siri duhet të ndalojë”, citohet të ketë thënë ai sa ishte duke u marrë në pyetje.

Swedish terrorist in court FAO Dan Sanderson
Swedish terrorist in court FAO Dan Sanderson

Akilov ka folur vetëm kur ka treguar identitetin e tij, ndërsa krimin e ka pranuar përmes avokatit të tij.

“Akilov ka pranuar krimin terrorist dhe pranon paraburgimin”, ka thënë avokati i tij Johan Eriksson gjatë seancës dëgjimore në Stokholm.

Sulmuesi gjithashtu ka lënë 15 persona të plagosur kur u fut në një turmë njerëzish me kamionin e vjedhur./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme