Një jaht rus me tre persona në bord raportohet të jetë kapur nga Koreja e Veriut.
Ambasada e Rusisë në Phenian ka konfirmuar që ajo tani është në portin e qytetit Rason, që është në pjesën veriore të vendit, transmeton portali arbresh.info.
Federata ruse e sporteve me vela tha më parë se një jaht me emrin Katalexa është kapur nga një anije e Koresë së Veriut në rrugë nga Tajvani në Vladivostok në Rusi.
Federata tha se anija ishte kapur në pjesën veriperëndimore të Detit të Japonisë pas largimit nga qyteti i Koresë së Jugut, Pohang, ku ajo i është nënshtruar riparimeve.
Ambasada tha se Katalexa u soll në portin e Koresë së Veriut të enjten mbrëma. Diplomatë rusë thonë se nuk u është dhënë asnjë shpjegim se pse anija ruse përfundoi atje.
Rason ndodhet në rajonin më verior të Kwanbuk të Koresë së Veriut në bregun e Paqësorit, në kufi me Rusinë dhe Kinën./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...