Në ceremoninë mortore të ish-presidentit Jacques Chirac ka marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Trupi i të ndjerit u përcoll nga këngët e korit në kishën Saint-Sulpice në Paris, transmeton portali arbresh.info
Chirac vdiq javën e kaluar në moshën 86 vjeç. Ai shërbeu dy mandate si president dhe dy herë si kryeministër.
Franca e shpalli të hënën ditë zie kombëtare.
Në mesin e liderëve është parë edhe Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande. Gjithashtu në ceremoni morri pjesë edhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar e quajti Chirac ‘francez të madh’.
Megjithatë, aty nuk është parë Marine Le Pen, pasi familja e presidentit të ndjerë shprehu hapur se ajo nuk ishte e mirëpritur.
Gjatë mandatit të tij të parë presidencial (1995-2002), Jacques Chirac vendosi qe Franca të përdorte monedhën e vetme europiane, ndërsa në fillim të mandatit të dytë ( 2002-2007), ai ishte zëri i parë që kundërshtoi pushtimin amerikan në Irak.
Ish-presidenti u përcoll për në banesën e fundit edhe nga mijëra qytetarë, të cilët pritën me orë të tëra në një kolonë 1 km, pavarësisht motit të keq me shi./arbresh.info/
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...