Aktori i famshëm, Jackie Chan, ka thënë se është i interesuar që të anëtarësohet në Partinë Komuniste të Kinës.
Javën e kaluar, gjatë një simpoziumi në Pekin, aktori 67-vjeçar e dha mendimin e vet rreth një fjalimi të presidentit kinez, Xi Jinping, me rastin e 100-vjetorit të Partisë Komuniste Kineze, që u shënua më 1 korrik.
Sipas gazetës kineze në gjuhën angleze, Global Times, aktori Chan tha se është krenar që është kinez dhe e shprehu përkrahjen e tij për partinë që e ka pushtetin absolut në Kinë.
“Mund ta shoh madhështinë e PPK-së dhe ajo do t’i mbajë fjalët që i thotë dhe që i premton për më pak se 100 vite, por vetëm për pak dekada. Dua të bëhem anëtar i Partisë Popullore Kineze”, citohet të ketë thënë aktori i famshëm.
Së fundi, ai ishte pjesë e shfaqjes teatrale, “Rrugëtimi Epik”, e cila iu kushtua festës së themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, shkruan Independent.
Gjatë shfaqjes, Jackie Chan e këndoi këngën “Mbrojeni Lumin e Verdhë”, e cila është shkruar gjatë luftës së Kinës me Japoninë më 1939.
Në vitin 2008, ai kishte shkaktuar zemërim pas përkrahjes që kishte shfaqur për politikën e rrepte censuruese të Kinës dhe për kontrollin ndaj medieve.
“Nuk jam i sigurt nëse është mirë të kesh liri. Jam vërtet i hutuar tani. Nëse je shumë i lirë, je si Hong Kongu tani. Është shumë kaotik. Tajvani është gjithashtu kaotik”, kishte thënë ai.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...