Ekzekutivi i Bashkimit Evropian pritet të miratojë tre miliardë euro shtesë për financimin e refugjatëve sirianë që jetojë në Turqi, transmeton portali arbresh.info
Sipas Reuters, që citon zyrtarët e BE-së, udhëheqësit e bllokut do të takohen me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan me 26 mars në qytetin bullgar të Varnas, pavarësisht nga dyshimet e shumta në anën evropiane.
Marrëdhëniet e BE-së me Erdoganin kanë qenë të tensionuara viteve të fundit, por blloku varet nga Turqia për të frenuar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme.
Zyrtari i lartë i emigracionit, Dimitris Avramopoulos, do të njoftojë të mërkurën se Komisioni Evropian propozon fonde shtesë për projektet që përfitojnë refugjatët sirianë në Turqi, sipas burimeve. Turqia ka pranuar 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe BE tashmë po shpenzon një këst të parë prej 3 miliardë eurosh për t’i ndihmuar ata./Arbresh.info/
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje