Ditët e fundit të jetës së tij, Saddam Hussein, i kaloi duke ngërën muffins, duke e dëgjuar Mary J.Blige dhe duke u kujdesur për kopshtin e tij në Bagdad.
Këto detaje interesantë janë zbuluar nga një roje që ndodhej në burgun e dikatatorit të Irakut, transmeton portali arbresh.info
Ai ka theksuar se Husseini ishte adhurues i flaktë i këngëtares amerikane.
Saddam pëlqente të ngiste një biçikletë të cilën ai e quajti ‘kalë i vogël’, ndërsa priste gjyqin për urdhërimin për ekzekutimin e 148 kundërshtarëve.
Gjithashtu është zbuluar që në ditët e fundit të jetës së tij, Saddam Hussein pëlqente të hante muffins dhe të shikonte programin televiziv për fëmijë, Sesame Street.
Saddam, i cili sundoi Irakun me brutalitet dhe dhunë për tre dekada, u var në vitin 2006 pas pushtimit amerikan në vend.
Ndërsa priste gjyqin në Bagdad, Saddami u vëzhgua nga një grup ushtarësh amerikanë të kompanisë 551 të Policisë Ushtarake.
Saddamit i pëlqente të pinte cigaret e Cohiba dhe sipas zbulimeve të reja është pikërisht Fidel Castro ai që e mësoi atë të pinte duhan.
Në librin e shkruar nga ish roja e diktatorit të Irakut, thuhet se Saddamit i pëlqente të kujdesej për kopshtin dhe i mbante lulet me shumë kujdes.
Sadam gjithashtu i tha një prej rojeve të tij se ai do të paguante për arsimin e kolegjit të djalit të tij, nëse ai mund të merrte të holla, sepse sipas autorit të librit, diktatorit i pëlqente të luante figurën e babait me të gjithë.
I dëshpëruar nga djali i tij Uday, i cili njihet për veprimet e tij të tmerrshme, duke vrarë dhe plagosur njërëz, Saddam i kishte thënë njërit nga rojet e tij, ‘se i kishte djegur të gjitha makinat e tij luksoze si shenjë zemërimi’.
Libri mbi ditët e fundit të Saddam Hussein shfaq rrëfimet e 12 rojeve amerikane, të cilët kishin kaluar muaj të tërë duke ruajtur atë./Arbresh.info
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...