Ja pse Putin është njeriu më i fuqishëm i globit

23:31 | 17 Mars 2017
Trina Galanxhi

Putin ka krijuar atë që ai e quan “fuqi vertikale”, diçka që zor se mund ta shohësh në kombe të tjera të mëdha. Ashtu sikurse ka vënë në dukje mjeshtri i madh rus i Shahut, Gary Kasparov, një kritik i ashpër i Putin, e gjithë struktura e fuqisë politike ruse qëndron tek një njeri.

Kur Cari vdiq, dihej struktura që do të zgjaste dhe procesin me të cilin pasardhësi, djali i tij, do të ngrihej.

Kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Sovjetike komuniste vdiq, ishte Komiteti Qendror dhe Byroja Politike që zgjidhte pasardhësin e tij.

Por kur të vdesë Putin, çfarë do të ndodhë? Askush nuk e di.

Për të kuptuar Putin është e nevojshme të kuptosh Rusisë. 100 vitet e fundit, ky vend ka parë rrëzimin e monarkisë, kolapsin e demokracisë, depresionin e madh, Luftën e Dytë Botërore, ku u vranë me miliona rusë.

Brutalitetin e totalitarizmit të Stalinit, kolapsin e komunizmit, shpërbërjen e Bashkimit Sovitik dhe vitet e kaosit e korrupsionit të Boris Yeltsin.

Më pas vjen Vladimir Putin, i cili përcjell stabilitet në perceptimin popullor, duke rritur standardin e jetesës, rëndësi dhe respekt në botë. Ky respekt është i rëndësishëm.

Rusët kanë një krenari të madhe kombëtare. Rusia është shteti më i madh në planet, 48 herë më i madh se Gjermania dhe shtrihet në 11 zona kohore që përfshijnë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Rusia është gjithashtu një vend i pasur, që përmban disa prej depozitave më të mëdha të lëndëve të para, nga nafta dhe gazi natyror, te nikeli e alumini.

Nga ana kulturore, ajo e ka konsideruar shpesh veten si Roma e tretë, duke e ruajtur Krishterimin edhe kur Roma dhe Bizanti ra në duart e barbarëve.

Putin e kupton Rusinë. Por ai kupton gjithashtu botën. Ai është aq inteligjent sa për të mos e sulmuar drejtpërdrejt Amerikën apo Europën.

Por ai di si ta përdorë fuqinë në mënyrë asimetrike, duke përdorur mjete kibernetike dhe dezinformimin. Ai kupton gjithashtu dobësitë e shoqërive të lira, ndarjet e mosmarrveshjet e tyre të brendshme. Ai e kupton brishtësinë e institucioneve si Bashkimi Euripian dhe ide të tilla si integrimi e diversiteti.

Me pak fjalë, Vladimir Putin na kupton shumë mirë. Por pyetja që lind natyrshëm është: A e kuptojmë ne vërtetë? Po Trump?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme