Ja pse dalja nga marrëveshja nukleare me Iranin është hap strategjik i mirëmenduar

10:18 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Marrëveshja nukleare me Iranin e bërë në vitin 2015 gjatë kohës së Presidentit Obama kishte për qëllim ta ndalonte Iranin që të ndërtonte një arsenal nuklear, shkruan arbresh.info.

Kjo marrëveshje është ndërtuar mbi tri pika kryesore

E para – Pamundësia e pasurimit të uraniumit

Ekspertët e Bordit Asocativ nuklear thonë që pasurimi i Uraniumi është përbërësi kryesor për ndërtimin armëve nukleare. Uranium duhet të arrijë pasurim deri në 90% për të ndërtuar një bombë nukleare. Ndërsa kjo marrëveshje ia lejon Iranit që ta pasuroj Uraniumin vetëm deri në 3.6% që mund të përdoret vetëm për energji elektrike.

E dyta – Dorëzimi i Qendrave të aktivizimit dhe anulimi i qendrave kërkimore për arsenal nuklear

Këtu përfshihet anulimi çdo aktiviteti nuklear, veç nëse ka qëllim strik për studim.

E treta – Kontrollimi amerikan

Këtu përfshihet kontrollimi i resurseve që sigurojnë që Irani po e mban fjalën mbi marrëveshjen nukleare. Si monitorues të këtij arsenali janë krerët e Asociacionit Nuklear dhe disa delegatë politikë, të cilët kanë siguruar që asgjë nuk mund të fshihet nga kontrollimet e rrepta.

Gjithsesi mund të pyesni: Pse Irani ka nënshkruar një marrëveshje të tillë?

Si pjesë e marrëveshjes është lirimi nga të gjitha sanksionet euro-atlantike që ia kanë dobësuar ekonominë duke e izoluar krejtësisht.

Por prapë, tri vite më vonë nga nënshkrimi i marrëveshjes shihet që ndonëse marrëveshja e ka ngadalësuar Iranin ta fillojë një sistem nuklear nuk e ka ndaluar krejtësisht atë.

Për këtë ka dhënë prova të mjaftueshme edhe Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas kryeministrit të Izraelit marrëveshja veç e ka ngadalësuar themelimin e arsenalit nuklear.

Largimi i SHBA-së është veprim i mirë strategjik pasi ia pamundëson Iranit të importojë materiale të teknologjisë së lartë që mund të përdoren për ndërtimin e armëve nukleare, i  rivendos sanksionet ekonomike duke ua pamundësuar atyre që ta pasurojë Uraniumin dhe ndëshkon mosmbajatjen e premtimeve sipas marrëveshjes së 2015-ës.

Gjithsesi reagimet ndërkombëtare rreth këtij rasti kanë qenë të tmerrshme duke e konsideruar këtë si prishje të stabilitetit të përgjithshëm në botë.

Gjatë ditës së sotme Presidenti Trump ka nënshkruar një amendament ku do të sanksionohet jo vetëm Irani, por të gjitha vendet që e përkrahin dhe vazhdojnë ta respektojnë  marrëveshjen Nukleare të 2015-ës.

Ndër vendet që mund të sanksionohen janë edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe pasi këto kanë qenë vendet që e kanë përkrahur më së shumti vazhdimin e marrëveshjes.

Largimi i SHBA-së nuk ka qenë opsioni i parë i Presidentit Trump. Që nga inagurimi i tij, ai kishte kërkuar rinegocim të marrëveshjes pasi janë bërë të ditura prova për pasurim të Uraniumit nga ana e Iranit.

/RronaJaka/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme