Brukselit i është bërë thirrje që të shkurtojë fondet për Hungarinë.
Sipas një dokumenti të cituar nga Euronews, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se “flukset e parave në Budapest duhet të shkurtohet, deri sa të repsektohen liritë themelore demokratike dhe të luftohet korrupsioni”, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu pretendon se në Hungari është e cënuar liria e shtypit, universitetet kanë humbur pavarësinë e tyre dhe instuicionet “de facto” janë marrë nga partia që qeveris vendin.
Korrespondenca e datës 23 nëntor 2007 është nënshkruar nga Hans Eichel, ish-ministri i Financave i Gjermanisë dhe tre ish komisionerë të BE-së: Pascal Lamy, Franz Fischler dhe Yannis Paleokrassas.
Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka pasur mosmarrëveshje të shumta me Brukselin, veçanërisht mbi politikat e saj të migracionit.
Komisioni Evropian thotë se Hungaria ka marrë 5.63 miliardë euro nga fondet e Brukselit në vitin 2015, ndërsa dokumenti thekson se 95 përqind e projekteve të investimeve publike në vend janë bashkëfinancuar nga BE./arbresh.info/
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...