Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premte, dhe do të zgjasë për disa orë.
Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë herët të premten, kur 97 për qind e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Eklipsi i mëparshëm i pjesshëm hënor më i gjatë, ndodhi në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë.
Eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe Kinës, ka njoftuar agjencia amerikane hapësinore – NASA.
LONGEST PARTIAL ECLIPSE of the CENTURY to occur in the Pre-dawn hours of November 19th. Maximum eclipse is at 4:03 AM EST when 97% of the Moon will be eclipsed. At that time it will be high in our western sky. This will also be the longest partial lunar eclipse in 580 years! pic.twitter.com/Xa9ciXLp3V
— Holcomb Observatory (@holcombobserv) November 7, 2021
Hëna do të jetë në pikën më të largët nga Toka gjatë eklipsit, duke ngadalësuar orbitën e saj dhe duke zgjatur kohën që duhet për të dalë nga pjesa më e errët e hijes së këtij planeti, e njohur ndryshe si ombra, pasi që Hëna, Toka dhe Dielli do të jenë në një linjë. /arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...