BE-ja kërkon kompromis mbi kuotat e migrantëve

21:40 | 25 Janar 2018
Trina Galanxhi

Pak javë në të hyrë në 2018-tën, kriza e emigrantëve tregon pak shenja të lëshimit.

Greqia dhe Italia janë në ballë të fluksit të Mesdheut dhe Europa përpiqet të reformojë rregulla e azilit përpara një afati të qershorit, transmeton portali arbresh.info

Kuotat e detyrueshme të emigrantëve të BE-së dhe sistemi i zhvendosjes synojnë t’i ndajnë më shumë kostot dhe përgjegjësitë në të gjitha shtetet anëtare.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka sinjalizuar se vendi i tij nuk do të detyrojë sistemin e kuotave në një paketë të migrimit të BE.

Dimiris Avramopoulus, Komisioneri Europian për Migracionin, megjithatë, përsëriti nevojën që Europa të punojë së bashku për këtë çështje.

Muajin e kaluar, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sistemit të kuotave, duke thënë se ai ishte duke ndarë shtetet anëtare të Lindjes dhe Perëndimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme