BE-ja i kundërpërgjigjet Donald Trump, përshpejton marrëveshjen tregtare me Meksikën

22:51 | 20 Mars 2018
Trina Galanxhi

Liderët e BE-së kanë bërë thirrje për përshpejtimin e negociatave tregtare me Meksikën, Amerikën e Jugut, Japoninë dhe Singaporin në përgjigjje të tarifave të Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin.

Një zyrtar i lartë i BE-së që ka folur para takimit të Këshillit Europian, ka deklaruar se “ne besojmë se BE-ja duhet të jetë partneri më i madh tregtar dhe duhet të dijë të sillet mbi mosmarrveshjet tregtare”, transmeton portali arbresh.info

28 krerët e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten dhe të premten për të diskutuar mbi reagimin ndaj politikave të reja që ka sjellur Donald Trump, përveç subjekteve të tjera si Brexit dhe Rusia.

Në lidhje me vendimin e Donald Trump, Komisioni Europian tha se do të godasë me tarifat e veta mbi mallrat e BE-së duke përfshirë motoçikleta, uiski dhe veshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme