Një mot i keq ka goditur Stambollin natën e mbrëmshme, ndërsa breshëri me madhësi sa topi i golfit ka bërë dëme të mëdha.
Rrugët, metrotë dhe shumë lokale të kanë qenë të përmbytura para se të bije breshri, ndërsa në aeroportin ndërkombëtarë Ataturk janë dëmtuar aeroplanët. Breshëri ka thyer xhamat dhe krahët e aeroplanëve, transmeton gazetametro.net
“Për një moment mendova që aeroplani do të përfundoj në det”, ka thënë një udhëtar i quajtur Shakir Bahahdir i cili ka qenë në fluturim Nicosia- Stambol. Kabina e aeroplanit dukshëm është dëmtuar, ndërsa kjo ka ndodhur në ajër dy orë para se të arrin të ateroj.
Gjithashtu edhe një tjetër aeroplanë është dëmtuar, sepse një makinë për transportin e bagazhit ai ka mëshuar në pjesën e përparme të aeroplanit.
Aeroplani Atlasjet është detyruar të ateroj në aeroportin Ataturk sepse pjesën e përparme e ka pasur të goditur.
Nga moti i keq dhe të reshurat e shumta janë të lënduar më së paku dy persona, ndërsa uji në rrugë e ka ndërprerë komunikacionin dhe i ka anuluar të gjitha fluturimet në aeroport.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...