Në varësi të shpejtësisë që po ecni, dënimet për shpejtësi mund të jenë të rënda, por gjithashtu do t’ju duhet të paguani kostot administrative përkatëse. Ja çfarë janë këto tarifa në kantone të ndryshme zvicerane.
Ekziston një “Röstigraben” (një ndarje kulturore) kur bëhet fjalë për kostot që lidhen me shpejtësinë në rajonet franceze dhe gjermane të Zvicrës.
Tarifat administrative, të cilat mbulojnë shpenzime të tilla si ndërhyrja e policisë dhe tarifat postare, janë dukshëm më të ulëta në kantonet frëngjishtfolëse, sipas një studimi të ri të kryer nga një faqe për krahasimin e konsumatorëve.
Ky studim zbuloi se shoferët në Neuchâtel zakonisht goditen me kostot më të ulëta (50 franga në tarifat administrative), e ndjekur nga Lozana (60 franga), Friburgu (73 franga) dhe Jura (134).
Sidoqoftë, sa më shumë në lindje të Zvicrës të shkoni, aq më të larta janë çmimet në lidhje me shpejtësinë, raporton Comparis.ch.
Në Bernë, tejkalimi i kufirit të shpejtësisë do t’ju kushtoj 200 franga, do të duhet të paguani 300 franga në Glarus, 350 në Appenzell. 370 në Lucern, 430 në Cyrih, 450 në Schaffhausen dhe 500 franga befasuese në Aargau.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...