Në 8.000 faqe të dhëna të CIA-s, të cilat i ka publikuar WikiLeaks, ndërmjet tjerash gjenden edhe vlerësimet për programet më të popullarizuara antivirus.
Hakerët e agjencisë amerikane për inteligjencë thuhet se kanë tentuar të thyejnë mbrojtjen e antivirusëve të ndryshëm dhe në bazë të kësaj kanë nxjerrë konkludime. Megjithatë, të dhënat të cilat i ka publikuar WikiLeaks nuk janë të rregulluara mjaftueshëm sistematikisht, në mënyrë që në bazë të tyre të nxjerrin konkludime, por më tepër janë të natyrës ilustrative.
Kështu, për shembull për programin e popullarizuar program Avira, hakeri i CIA-s thotë se është “i lehtë për ikje”. Kompania gjermane në njoftim ka thënë se ka rregulluar një “lëshim të vogël” vetëm disa orë pasi që WikiLeaks publikoi dokumentet.
Kur është në pyetje anti-virusi Comodo, një haker thotë se “kap gjithçka derisa të mos e detyrosh të ndalet”. Megjithatë, ai pohon se versioni i gjashtë nuk është edhe aq efikase. Përfaqësuesit e Comoda deklaruan se versioni aktual është 10, në të cilin janë përmirësuar të gjitha lëshimet.
Kaspersky Lab është njëri nga prodhimet liderë kur është në pyetje mbrojtja e kompjuterit tuaj, por ai nuk do të mund t’ju mbrojë nga CIA.
“Gabimi në kod na mundëson që të tejkalojmë mbrojtjen e Kaspersky”, ka shkruar hakeri.
Themeluesi i Juxhin Kasperski ka hedhur poshtë këtë koment dhe ka deklaruar se gabimi që ka gjetur CIA është përmirësuar para disa vitesh.
CIA duket se ka pasur një truk “të artë” me të cilin i ka shkaktuar humbje dhe AVG-së, ndërsa kompania holandeze Avast, pronar i AVG-së, ende është duke përgatitur njoftimin. Ndoshta komentet më të këqija i ka marrë F-Secure nga Finlanda, të cilin hakërri e ka përshkruar si “prodhues i rangut të ulët, i cili na shkakton probleme minimale”.
Më së shumti probleme hakerëve të CIA-s u ka shkaktuar Bitdefender-i rumun.
“Kemi provuar edhe këtë. Bitdefender është edhe më shumë i zemëruar”, kanë shkruar hakerët. Një koment i Marius Buteki nga Bitdefender ishte “ne detektojmë aparatet e CIA-s”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...