Sipas një hulumtimi të fundit, mbi përqindjen më të lartë të nënave adoleshente, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që prijnë në listën e vendeve të Bashkimit Europian.
Pothujase një në dhjetë lindje nga këto vende bëhet nga adoleshentet, theksojnë statistikat e fundit, transmeton portali arbresh.info
Të dhënat nga Eurostat kanë zbuluar gjithashtu se qindra vajza të moshës 10-14 vjeç nga Franca, Gjermania, Bullgaria dhe Rumania bëhen nënat çdo vit.
Ekspertët thonë se kultura represive seksiste dhe mungesa e respektit për gratë është duke krijuar në problem të madh në vendet e lartëpërmendura.
“Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë dhe tregon një problem shumë serioz”, ka thënë Irene Donadio, zëdhënëse e Rrjetit Europian të Rrjetit të Federatës Ndërkombëtare të Parentitetit (IPFF) për Euronews.
Në rreth gjysmën e vendeve të BE-së, lindjet e vajzave të kësaj moshe nuk arrijnë as shifra të dyfishta, sidomos në Skandinavi.
Sipas të dhënave numri i nënave adoleshente në Britani të Madhe ka rënë dukshëm. Donadio ka theksuar se edukata seksuales në shkolla ka ndikuar që në Britani numri i nënave të reja të zvogëlohet.
Ajo ka shtuar se Bullgaria dhe Rumania kanë ende probleme të theksuara mbi barazinë gjinore dhe edukimin, gjë e cila transmetohet në sjelljen e vajzave të reja.
Donadio i bërë thirrje BE-së që të luajë një rol më të madh mbi nxitjen e edukimit seksual nëpër shkolla dhe mbi barazinë gjinore./arbresh.info/
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...