Luksemburgu po prezanton një ‘kontroll të gjurmëve të gishtërinjve dhe skanim të fytyrës‘ të të gjithë pasagjerëve të huaj që mbërrijnë në vend me avion nëpërmjet aeroportit Findel.
Sistemi i ri digjital i verifikimit të pasagjerëve (EES), i cili do të vihet në funksion në tetor, përfshin marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe skanimin e fytyrës të të gjithë pasagjerëve që nuk kanë shtetësinë e një prej vendeve anëtare të BE-së.
Vendimi vlen për të gjithë udhëtarët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shengen, duke përfshirë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilëve mund të qëndrojnë në BE deri në 90 ditë pa një të tillë, por jo për ata që tashmë kanë një leje qëndrimi.
Vendimi i qeverisë së Luksemburgut për sistemin e ri të verifikimit është pjesë e një sistemi më të gjerë të BE-së për kontrollin e hyrjes dhe daljes së njerëzve nga zona Shengen, i cili, siç ishte paralajmëruar më parë nga Komisioni i BE-së, do të çojë në heqjen e vulave të pasaportave, në zbulimet e mashtrimit dhe zvogëlimit të kohës së pritjes në kontrollet e pasaportave.
“Data e hyrjes në fuqi të sistemit të ri është caktuar në nivel të BE-së dhe aktualisht është 6 tetori,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Luksemburgut për Luxembourg Times.
Gjithsej 25 shtete anëtare të BE-së, si dhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, kanë rënë dakord t’i bashkohen skemës. Vetëm Qiproja dhe Irlanda mbeten jashtë saj./abcnews.al
Aksident me 7 persona të plagosur në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri