Greqia ka vendosur që të mbajë nën izolim kampet e emigrantëve deri më 21 maj. Masa ishte vendosur që të shfuqizohej të hënën, por autoritetet greke thanë se izolimi do të vazhdojë të jetë në fuqi.
“Masat kundër koronavirusit për ata që jetojnë në kampe emigrantësh dhe në qendrat e pritjes në Greqi janë zgjatur deri më 21 maj”, tha ministria e Migracionit dhe Azilit përmes një deklarate. Greqia ka filluar lehtësimin e masave të izolimit mbarëkombëtar para gjashtë ditësh.
Ministria nuk njoftoi pse ishte vendosur që kampet të mbesin të izoluara. Në Greqi janë të regjistruar rreth 2710 raste me koronavirusin e ri dhe 151 vdekje. Deri më tani, sipas autoriteteve nuk ka pasur raste të koronavirusit në kampet e ishullit të Egjeut, raporton Rel.
Sipas Kombeve të Bashkuara numri i përgjithshëm i azilkërkuesve dhe emigrantëve në Greqi është rreth 120,000. Qeveria greke ka premtuar se do të transferojë nga ishujt mijëra emigrantë dhe azilkërkues, me qëllim të shmangies së mbipopullimit në kampe.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...