Autoritetet në disa pjesë myslimane të Indonezisë kanë konfiskuar prezervativët dhe u kanë ndaluar studentëve të festojnë Ditën e Shën Valentinit, duke thënë se kjo traditë romantike çon drejt marrëdhënieve seksuale të çastit që bie ndesh me normat kulturore.
Në qytetin Makassar në ishullin Sulawesi, policia bastisi dyqanet e vogla dhe konfiskoi prezervativët që u bënë pas ankesave të banorëve që këto dyqane ishin duke shitur mbrojtëse në mënyrë të parregullt dhe veçanërisht në këtë ditë, transmeton arbresh.info.
Një zyrtar i policisë tha se prezervativët u ishin shitur të miturve dhe personave të pa martuar prandaj ishin marrë masa të tilla.
Këshilli i lartë islamik i Indonezisë deklaroi në ligjet e vitit 2012 se Dita e Shën Valentinit ishte e ndaluar sepse është në kundërshtim me kulturën dhe mësimet myslimane.
Ndërsa në kryeqytet të vendit, në Jakarta, kjo festë ka fituar popullaritet ku shumë dyqane kanë bërë zbritje dhe reklama të shumta./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...