Një shtetas izraelit është ndaluar dje në Aeroportin e Rinasit, pasi në çantë i është gjetur një pajisje që zbulon çipat përgjuese.
Ky fakt është bërë i ditur nga burime të policisë, ndërsa shtetasi i ndaluar është Yoram Frig. Mësohet se shtetasi izraelit, rreth 50 vjeç, ishte duke u larguar nga vendi ynë për në Izrael. Por, gjatë kontrolleve të valixheve që shtetasi i huaj po transportonte, është hasur një çantë e vogël e zezë. Menjëherë çanta i është nënshtruar një kontrolli nga punonjësit e aeroportit, pasi ka krijuar dyshime të shumta për shkak të strukturës së saj.
Po ashtu, policia ka bërë edhe ndalimin e këtij shtetasi. Burime nga policia treguan se kur u pyet çfarë kishte në çantën që mbante me vete, shtetasi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje kompjuterike, e cila zbulon cipat e përgjimit në ambiente të ndryshme. Punonjësit e sigurisë i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë me të cilët do të udhëtonte dhe e kanë mbajtur atë në komisariat dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë.
Yoram Frig ka pranuar se kishte disa javë në Shqipëri dhe tani do të kthehej në Izrael. Po ashtu, ai ka thënë se në vendin tonë kishte ardhur vetëm për punë dhe se nuk kishte asnjë qëllim të keq. “Mund ta mbani atë kompjuter, nuk kam bërë asgjë me të”, është shprehur ai para oficerëve të policisë.
Kush është Yoram Frig
Yoram Frig, mësohet se është anëtar i disa organizatave të detektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën. Emri i tij është cituar si një nga gazetarët që ka zbuluar skandalin e “Panama Papers”, të kompanive “of shore”. Burime të policisë, thanë se ai ka jetuar edhe në disa vende të ndryshme të botës. Edhe këtë herë, ai dyshohet të ketë ardhur për ndonjë investigim, gjë që e ka deklaruar edhe vetë se kishte ardhur për punë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, 50-vjeçari është shoqëruar në Policinë e Tiranës, për të dhënë deklarime më të plota për pajisjen që i është gjetur në valixhe. Ndërsa nuk dihet fakti se nëse pajisjen që zbulonte çipat e përgjimit ai e ka pasur kur ka hyrë në vendin tonë, apo jo. Yoram Frig, 50 vjeç, mësohet se ka dy kompani investigimi në Qipro dhe në Izrael.
Ai u ndalua gjatë dje në Aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike. Pas dyshimeve se ishte pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për sqarimin e kësaj situate. Me kërkesë të prokurorisë dhe pas disa orësh qëndrimi në Aeroportin e Rinasit, Yoram Frig u dërgua në Policinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes. Pasi janë kryer procedurat e para në Komisariatin e Rinasit, 50-vjeçari izraelit është shoqëruar në Policinë e Tiranës.
I shoqëruar nga prokurori Ndini Tavani dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Yoram Frig mbante me vete valixhen dhe një çantë shpine. Sakaq, dyshohet për lidhje midis izraelitit të ndaluar në Rinas dhe një biznesmeni shqiptar shumë të njohur. Por, burimet nuk japim më shumë detaje. Ndërkohë, procedimi penal është regjistruar nga Prokuroria kryesisht për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike” dhe “shpërdorim detyre”. Sakaq, oficerët e policisë gjyqësore janë duke kryer verifikimi dhe kanë vendosur të kalojnë për ekspertim pajisjen kompjuterike nëse janë kryer përgjime me të apo jo.
Çfarë është “Panama Papers”?
Është një kompani ligjore me qendër në Panama, shërbimet e të cilës përfshijnë inkorporimin e kompanive në juridiksione të huaja, si për shembull Ishujt Virxhin Britanikë. Ajo administron kompani në këto parajsa fiskale kundrejt një pagese të përvitshme. Shërbime të tjera përfshijnë menaxhimin e pasurisë. Kompania është panameze por operon në mbarë botën.
Ajo ka degë përreth botës, ku nëndegë që operojnë ndaras janë në kërkim të klientëve të rinj dhe kanë të drejta ekskluzive të përdorin markën e saj. “Panama Papers” operon në parajsa fiskale, duke përfshirë Zvicrën, Qipron dhe Ishujt Virxhin britanikë, si dhe në vende në varësi të Kurorës britanike, si Guernsej, Xhersi dhe Ishulli i Men.
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...