Ushtarët izraelitë kanë qëlluar për vdekje një palestinez në kufi me Rripin e Gazës, në kohën kur tensionet janë përshkallëzuar, raporton Sputnik.
“Një fermer palestinez 59 vjeçar është vrarë nga një plumb i shkrepur nga ushtarët izraelitë në dalje të qytetin Khan Yunis”, ka thënë burimi, transmeton portali arbresh.info
Fermeri u qëllua kur ishte duke punuar tokën e tij, ka thënë më tej burimi.
Në të njëjtën kohë ushtarët izraelitë kanë thënë se palestinez u vra, sepse i ndjeri ishte afruar në zonën e ndaluar rreth kufirit, duke injoruar thirrjet dhe paralajmërimet nga autoritetet, të cilët më pas vendosën të hapin zjarr ndaj tij.
Tensionet në kufirin midis Izraelit dhe Palestinës u ndezën pas vendimit të dhjetorit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në qytet nga Tel Avivi.
Që atëherë, përplasjet midis palestinezëve dhe forcave izraelite dhe qytetarëve zhvillohen në baza pothuajse të përditshme./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...