Mijëra izraelitë do të zhvillojnë një marsh nëpër zonat myslimane në qytetin e vjetër të Jerusalemit mes paralajmërimeve palestineze se mund të ketë dhunë.
Ngjarja vjetore vjen në një kohë tensionesh veçanërisht të larta pas disa muajsh incidentesh vdekjeprurëse.
Marshi i Flamurit zhvillohet në Ditën e Jerusalemit të Izraelit, duke festuar pushtimin e Jerusalemit Lindor në luftën e vitit 1967.
Izraeli e konsideron të gjithë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, kjo refuzohet nga shumica e vendeve të botës dhe palestinezëve.
Palestinezët pretendojnë se Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli, do ta marrin sërish të ardhmen si kryeqytetin e tyre, megjithëse Izraeli thotë se qyteti nuk do të rindahet kurrë.
Policia izraelite ka thënë se të dielën pati përleshje në një vend të shenjtë në qytetin e vjetër, pasi sipas tyre, palestinezët hodhën fishekzjarre dhe gurë ndaj policisë dhe drejt një porte ku vizitorët hebrenj po përgatiteshin të hynin.
Vendi është i njohur për muslimanët si Haram al-Sharif (Shenjtorja fisnike). I njëjti kompleks në majë të kodrës është i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit dhe është vendi më i shenjtë në judaizëm, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...