Sistemi laserik që Izraeli po e zhvillon për shkatërrimin e raketave të armikut, jo vetëm që do t’i bëjë joefikase raketat kundër Izraelit, por do t’i shkaktojë bankrotim armikut të izraelitëve.
Këto ishin fjalët e kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili ishte për vizitë në fabrikën Rafael Advanced Weapons Systems, që është lider në zhvillimin e sistemit revolucionar, transmeton Sky News.
“Sistemi e di sesi të shkatërrojë granatat, fluturaket pa pilot dhe raketat”, shtoi kryeministri izraelit.
Ai ndër tjera theksoi se është një armë revolucionare e cila jo vetëm që godet armikun, por edhe e dobëson financiarisht.
Bennett është i bindur që sistemi kundërajror Iron Dome i ka kushtuar dhjetëra mijëra dollarë këtij vendi për të rrëzuar raketat e armikut.
E me sistemin laserik, armiku do të investojë dhjetëra mijëra dollarë në raketa – e Izraeli do t’i shkatërrojë me vetëm dy dollarë energji elektrike. /arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha