Ushtria izraelite tha se ka vrarë një palestinez, i cili tha se ishte anëtar i krahut politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë një operacioni në Tulkarem të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Përmes një deklarate të përbashkët, ushtria izraelite, policia dhe agjencia e sigurisë së brendshme, Shin Bet, thanë se kanë kryer një operacion “kundër terrorizmit në Tulkarem për të eliminuar Islam Odeh”, të cilin e akuzuan se po planifikonte “sulme terroriste”.
Në deklaratë u tha se gjatë operacionit, Odeh “hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë të cilat e rrethuan atë dhe iu përgjigjën me zjarr” që rezultoi në vrasjen e tij.
“Forcat gjetën armë, përfshirë edhe komponentë që përdoren për prodhimin e bombave”, u tha në njoftim.
Odeh së fundi “ishte caktuar që të komandonte rrjetin terrorist në Tulkarem dhe kishte nisur të planifikonte sulme shtesë terroriste”, pasi një pjesëtar tjetër i Hamasit, Zahi Oufi, u vra gjatë një sulmi ajror izraelit.
Brigada Ezedin al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi po ashtu për vdekjen e “komandantit dhe liderit të Batalionit të Brigadës Kasam në Tulkarem”.
Ndërkaq, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramahall njoftoi se ishte informuar për vdekjen e Odehut, 29-vjeçar, gjatë të shtënave në lagjen Salam të Tulkaremit.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit tetorin e vitit të kaluar, që nxiti luftën në Gazë.
Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2023, trupat izraelite apo kolonët kanë vrarë të paktën 744 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...