Dy palestinezë janë vrarë mëngjesin e 12 prillit gjatë përleshjeve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raportuan mjekët palestinezë dhe ushtria izraelite.
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se njëri nga të vrarët ishte një nga komandantët e tij lokalë.
Operacioni izraelit u krye në qytezën Tubas dhe në kampin e refugjatëve, al-Fara. Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze konfirmoi vdekjen e dy personave dhe tha se edhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë njërin që ka pësuar lëndime serioze.
Ushtria izraelite tha se caku i operacionit ishte Mohammed Daraghmeh, një komandant lokal i Hamasit. Sipas ushtrisë, Daraghmeh u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët izraelitë të cilët zbuluan armë në veturën e tij. Ushtria pretendoi se Daraghmeh po planifikonte sulme ndaj caqeve izraelite, por nuk ofroi prova për këtë pretendim.
Përleshjet që pasuan mes ushtarëve dhe palestinezëve të armatosur rezultuan me vrasjen e palestinezit të dytë. Ushtria izraelite tha se sulmuesit po ashtu hodhën eksplozivë drejt ushtarëve.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se 460 palestinezë, përfshirë dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë, janë vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës Izrael-Hamas në Gazë më 7 tetor, që u nxit nga sulmi që Hamasi kreu në jug të Izraelit.
Shumica e të vrarëve në Bregun Perëndimor janë vrarë gjatë konfrontimeve me forcat izraelite, pasi ushtria ka intensifikuar bastisjet në Bregun Perëndimor në muajt e fundit, duke shënjestuar militantët e dyshuar. Disa palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet e kryera nga kolonët izraelitë./rel
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...