Ushtria izraelite tha se ka vrarë katër militantë që kishin të veshur jelekë me eksplozivë, e të cilët po tentonin të kalonin kufirin për në Izrael nga Libani, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee.
Një video e incizuar nga një dron vëzhgues i ushtrisë izraelite, që është bërë publike, ka shfaqur militantët afër murit ndarës, përpara se ata të sulmoheshin.
Asnjë grup në Liban nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani.
Javën e kaluar, militantët nga grupi palestinez, Xhihadi Islamik, në jug të Libanit kaluan kufirin dhe u përleshën me trupat izraelite, duke vrarë tre dhe duke plagosur disa të tjerë. Militantët u vranë dhe grupi palestinezë organizoi ceremoni mortore për dy prej tyre.
Tensionet janë rritur në kufirin Liban-Izrael midis grupit Hezbollah dhe ushtrisë izraelite.
Përderisa granatimet janë kufizuar vetëm në qytetet që gjenden përgjatë kufirit, ka frikë se Hezbollahu dhe grupet e tjera që mbështeten nga Irani do të përshkallëzojnë veprimet për të mbështetur Hamasin, nëse Izraeli nis një operacion tokësor në Gazë.
Izraeli është duke luftuar me Hamasin që nga 7 tetori, pasi ky grup militant palestinez nisi sulme të koordinuara nga toka, deti dhe ajri në jug të Izraelit.
Izraeli është kundërpërgjigjur me bombardime të ashpra në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...