Në afërsi të qytetit izraelit Tel Aviv është vendosur sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”, pas pretendimeve nga regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, se mund të sulmojnë aeroportin e Tel Avivit në kundërpërgjigje të sulmeve të kryera nga Izraeli në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite, mësohet se për shkak të zhvillimeve të fundit në kufi me Sirinë, në qytetin Gush Dan në afërsi të Tel Avivit është vendosur sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”.
Po ashtu bëhet e ditur se krahas qytetit Gush Dan sistemi i mbrojtjes ajrore është vendosur edhe në pjesën jugore të Izraelit për shkak të ngjarjeve në Rripin e Gazës.
Autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar në lidhje me vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore në Gush Dan.
Ushtria izraelite njoftoi të dielën se një raketë u lëshua nga pjesa veriore në lartësitë e Golanit, e cila u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”. Pas kësaj ngjarjeje Izraeli të hënën kreu sulme ajrore ndaj objektivave të Fajlak el-Kudus të lidhur me gardën revolucionare të Iranit në Damask.
Pas sulmeve të Izraelit, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Bashar Jaafari, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi se, “A nuk ka ardhur koha që OKB-ja tashmë të hedhë hapat e nevojshme kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në territorin e Sirisë ose për të tërhequr vëmendjen e vendeve prodhuese të luftës në këtë këshill. Mos vallë ne duhet të ndërmarrim sulme ndaj aeroportit të Tel Avivit duke përdorur të drejtën e mbrojtjes kundër sulmeve të ndërmarra nga Izraeli ndaj aeroportit të Damaskut?”.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë