Forcat izraelite sot vazhduan të mbajnë të bllokuar qytetet e Bregut Perëndimor, Ramallah dhe Al-Bireh, për ditën e gjashtë me radhë.
Ushtria izraelite ka bllokuar hyrjet e qyteteve me barrikada ushtarake duke kufizuar lëvizjen e njerëzve nga të dy zonat, pas vrasjes së dy kolonëve hebrenj javën e kaluar nga persona të armatosur të paidentifikuar, raporton AA.
“Udhëheqja politike palestineze është duke zhvilluar kontakte të ndryshme ndërkombëtare për të ushtruar presion ndaj Izraelit për të ndaluar praktikat e saj”, tha Walid Wahdan, një zëdhënës i Autoritetit Palestinez të çështjet civile.
Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e kolonëve.
Në muajt e fundit tensionet kanë vazhduar në një intensitet të lartë në territoret palestineze që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mënyrë të njëanshme njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit.
Kudsi për dekada të gjata mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë se Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë do të mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...