Ushtria izraelite vazhdon të operojë në Rripin e Gazës, përfshirë Rafah, kundër strukturave dhe operativëve terroristë.
Zëdhënësi ushtarak tha se bazuar në informacione të sakta të inteligjencës mbrëmë, një dron shënjestroi një kompleks të Hamasit brenda shkollës UNRËA ‘Abu Alhilu’ në Bureij”, në pjesën qendrore të Gazës, nga ku operativët kryen dhe planifikuan sulme të shumta kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë.
Ndërkohë, pperacionet specifike po vazhdojnë edhe në Rafah dhe në 24 orët e fundit janë lokalizuar hyrjet në tunele të rëndësishme terroriste dhe armë të shumta. Ditën e fundit, rreth 65 objektiva u goditën dhe u shkatërruan në të gjithë enklavën palestineze./abcnews.al
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...