Izraeli ka urdhëruar një evakuim të ri nga disa pjesë në qytetin e Gazës, të martën, derisa një studim i kryer nga agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, ka gjetur se një në gjashtë fëmijë janë vazhdimisht të kequshqyer në veriun e izoluar dhe të shkatërruar të Gazas.
Raporti gjen mjerim të thelluar në të gjithë territorin, ku ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit, e nisur në përgjigje të sulmit të Hamasit të 7 tetorit, ka lënë të vdekur mbi 29,000 palestinezë, ka zhdukur lagje të tëra, dhe ka zhvendosur më shumë se 80% të popullsisë, raportoi Associated Press.
Izraeli është zotuar të zgjerojë ofensivën në qytetin më jugor të Rripit të Gazës, Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të territorit ka kërkuar strehim nga luftimet. Shumë prej tyre janë grumbulluar në kampe me tenda të mëdha, dhe strehimore të tejmbushura të drejtuara nga OKB-ja pranë kufirit egjiptian.
Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, ka punuar me ndërmjetësit Egjipt dhe Katar në përpjekje për të ndërmjetësuar një tjetër marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ishte në Kajro për t’u takuar me zyrtarë egjiptianë të martën, por nuk kishte ndonjë përparim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...