Izraeli ka vendosur të bllokojë dy ligjvënëset amerikane nga partia e Demokratëve që të vizitojnë, pas thirrjes së presidentit Donald Trump për t’i ndaluar.
Trump tha se do të ishte një dobësi e madhe nga Izraeli nëse do të lejonte hyrjen e Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, transmeton portali arbresh.info.
Masa vjen si një përmbysje, pasi ambasadori izraelit në SHBA tha muajin e kaluar se ato do të lejoheshin të vizitonin vendin.
Izraeli ua ndalon mbështetësve të lëvizjeve që bëjnë për thirrje të bojkotimit të Izraelit, diçka që dyshja e kanë mbështetur.
Masa u konfirmua në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme izraelite, e cila tha se ishte “e paimagjinueshme që ata që dëshirojnë të dëmtojnë shtetin e Izraelit gjatë vizitës t’u lejohet hyrja”.
Presidenti Trump, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shpesh është grindur me ligjvënëset dhe me komente të cilësuara gjerësisht si raciste, u tha atyre të “kthehen” në vendet nga familjet e tyre nga ishin.
Sipas mediave amerikane, udhëtimi i tyre ishte menduar të fillonte të Dielën, dhe do të përfshinte një ndalesë në një nga vendet më të ndjeshme në rajon – Malin e Tempullit të Jerusalemit, i cili për myslimanët njihet si Haram al-Sharif./arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri