Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë të premten se pasi Izraeli ta shkatërrojë grupin militant Hamas, ushtria nuk ka plan ta kontrollojë “jetën në Rripin e Gazës”.
Gallant i ka bërë këto komente para ligjvënësve, dhe shënojnë herën e parë që një zyrtar i lartë izraelit ka diskutuar për planet afatgjata të Izraelit për Gazën.
Gallant ka thënë se Izraeli pret që lufta me Hamasin të zhvillohet në tri faza.
Ai ka thënë se fillimisht grupi në Gaza do të sulmohet nga ajri dhe me manovra tokësore, më pas do të mposhten pikat e rezistencës, dhe në fund do të pushojë përgjegjësia e Izraelit për jetën në Rripin e Gazës.
Izraeli i ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas masakrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite.
Si hakmarrje, Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit – i cili e udhëheq Gazën – dhe është zotuar se do ta shkatërrojë grupin.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se rreth 4.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur nga sulmet izraelite.
Banorët atje – mbi 2.1 milionë – kanë mbetur pa furnizime me ushqim, ujë dhe naftë – sipas vendimit izraelit të marrë pak pas sulmeve të Hamasit në Izrael.
Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë edhe 206 pengje në sulmet që i ka kryer në Izrael, dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë/REL
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...