Një aeroplan izraelit goditi disa pika strategjike të Hamasit në Gaza herët të dielën në përgjigje të balonave që kishin për qëllim të ndezin zjarr të lwshuara nga Hamasi, tha ushtria, ndërsa një rritje e fundit e dhunës ndërkufitare teston një armëpushim të brishtë që përfundoi luftimet e ashpra në maj.
Grupet palestineze thanë të shtunën se do të rinisin protestat në kufirin Izrael-Gaza, me qëllim që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të lehtësuar kufizimet në enklavë. Ushtria izraelite tha se qindra palestinezë u mblodhën përgjatë kufirit gjatë natës, duke hedhur eksplozivë dhe duke djegur goma, raporton Reuters.
Ushtria tha se trupat e saj u përgjigjën me “mjete për shpërndarjen e trazirave” dhe mjekët në Gaza thanë se të paktën gjashtë palestinezë u plagosën, njëri rëndë. Disa orë më vonë, sulmet ajrore izraelite para agimit shënjestruan një kompleks të prodhimit të armëve të Hamasit dhe një tunel për të cilin thuhej se ishte përdorur nga militantët, pasi balona ndezëse u dërguan përtej kufirit.
Nuk ka raportime për viktima në bombardimet.
Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti i dha fund konfliktit të majit, në të cilin militantët e Gazës lëshuan raketa drejt qyteteve izraelite dhe Izraeli kreu sulme ajrore përtej enklavës bregdetare. Të paktën 250 palestinezë dhe 13 njerëz në Izrael u vranë në 11 ditë luftime.
Por dhuna është rritur kohët e fundit pavarësisht nga një njoftim izraelit këtë muaj për rifillimin e ndihmës së Katarit në Gaza, një vendim që ishte parë si forcim i armëpushimit.
Grupet palestineze thonë se Izraeli ende nuk e ka përmbushur fjalën e dhënë dhe gjatë dy javëve të fundit militantët kanë lëshuar një raketë dhe kanë dërguar balona që mbartin materiale ndezëse në Izrael, duke ndezur zjarre dhe duke sulmuar izraelitët në objektet e Hamasit.
Duke cituar kërcënimet e sigurisë, Izraeli e mban Gazën nën një bllokadë, duke kufizuar lëvizjen brenda dhe jashtë territorit që është shtëpia e dy milionë palestinezëve. Egjipti gjithashtu mban kufizimet në Gaza./kk/
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...