Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen tha se Izraeli ka tërhequr disa nga përfaqësuesit e tij diplomatikë nga Turqia për shkak të “deklaratave të tmerrshme” që u dëgjuan sot në Ankara.
“Duke pasur parasysh deklaratat e tmerrshme nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë nga Ankaraja, për të rivlerësuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë”, tha Cohen në platformën X (Twitter).
Reuters raporton se ai nuk ka dhënë detaje të tjera
Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi Izraelin duke e cilësuar pushtues, ndërsa tha se Hamasi nuk është organizatë terroriste.
Në kritikat e shumta në një tubim të madh në mbështetje të popullit palestinez në Stamboll, Erdogan akuzoi Izraelin për krime lufte. /euronews.al/
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec